Para të 30-tave njerëzit janë të prirur të kequshqehen, apo të zhvillojnë një stil jete me zakone jo fort të mira, të cilat nëse barten edhe pas të 30-tave, mund të ndikojnë seriozisht në shëndetin tuaj.
Ekspertët thonë se pasi mbushni 30 vjeç, metabolizmi nuk është më i njëjti, ai fillon të ngadalësohet dhe fiziku juaj nuk do të jetë bashkëpunues si më parë.
Kështu pas të 30 duhet të ndryshoni disa zakoni, më poshtë po rendisim disa prej tyre.
- Lini duhanin
Nëse konsumoni duhan, pasi mbushni 30 vjeç është mirë të hiqni dorë, pasi më vonë do të jetë më e vështirë dhe rreziku nga duhani shtohet pas njëfarë moshe.
- Rregulloni orarin e gjumit
Në këtë moshë duhet të vendosni një standart, duke fjetur dhe duke u zgjuar gjithmonë në të njëjtën orë, pasi trupi do ta ketë më të vështirë të përqëndrohet pa gjumë.
- Ushtrohuni rregullisht
Metabolizmi pas moshës 30 vjeç dobësohet dhe për këtë arsye është më e lehtë të merrni peshë, kështu që pas kësaj moshe duhet më shumë se kurrë të ushtroheni rregullisht dhe të bëni kujdes me ushqimin.
- Filloni të kurseni para
Duket paksa e vështirë, sidomos nëse asnjëherë më parë nuk keni kursyer para, por me kalimin e moshës kursimi i parave është një domosdoshmëri, nëse doni që të krijoni familje dhe të bëheni me fëmijë.
- Kënaquni me aq sa keni
Nëse kënaqeni me aq sa keni, atëherë do të jetoni një jetë të lumtur thonë ekspertët, prandaj është e rëndësishme që të vlerësoni gjithë gjërat që keni arritur në jetë, pavarësisht nëse janë shumë apo pak.
- Mos u përpiqni ti kënaqni të gjithë
Pas të 30-tave zakonisht e kupton që nuk mund ti kënaqësh të gjithë dhe për këtë arsye thjesht duhet të ndalosh dhe të mendosh mbi të gjitha për veten. Pas njëfarë moshe është e drejtë të jeni pak egoistë.
- Falni veten për gabimet
Të gjithë bëjmë gabime për të cilat ndonjëherë nuk arrijmë dot të falim veten. Ky është një defekt i madh i cili duhet medoemos të korigjohet pas të 30-tave, në të kundërt nuk do të gjejmë dot paqe për të ecur para.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/nYgy58eb9aw