Të nisësh një stil jetese të shëndetshëm që në moshën 4 vjeçare ul ndjeshëm rrezikun e mbipeshes tek fëmijët.
Një studim i kohëve të fundit doli në përfundmin se rreziku më i madh për mbipeshë vjen nga qëndrimi i gjatë përpara televizorit apo tabletit.
Madje kjo është shumë më e rrezikshme sesa ushqimet jo të shëndetshme që mund të konsumojnë fëmijët.
Në këtë studim u analizuan pesë stile jetese, qëndrimi para televizorit, ushqimet jo të shëndetshme, ushqimi me bazë bimore, gjumi dhe aktiviteti fizik tek 1480 fëmijë të moshës 4 vjeçare.
Sipas këtij studimi që përfundoi pas 3 vitesh, fëmijët që adaptuan një stil jete me pak gjumë, aspak aktivitet fizik, ushqime të përpunuara dhe qëndrim më orë të zgjatura para televizorit patën një ndryshim drastik në peshë në moshën 7 vjeçare.
Krejt e kundërta ndodhi me ata që lëviznin më shumë, ushqeheshin më shëndetshëm dhe shihnin më pak televizor.
Nga të gjithë zakonet e këqija më i dëmshmi është kalimi i një kohe të gjatë para televizorit, duke u renditur si shkaktari kryesor i obezitetit tek fëmijët.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/Z1gUDZusp7s