Home ShowBiz Çfarë mendon Sindi për Mimoza Shkodrën, përgjigja e saj na befasoi
Çfarë mendon Sindi për Mimoza Shkodrën, përgjigja e saj na befasoi
0

Çfarë mendon Sindi për Mimoza Shkodrën, përgjigja e saj na befasoi

0
0

Këngëtari Seldi Qalliu bëri publike një javë më parë lidhjen me modelen bukuroshe Sindi Çela.

Ai doli hapur me disa foto ku i shprehte dashurinë partneres në ditëlindjen e saj.

Këngëtari është përfolur disa herë për lidhjet e tij të dashurisë dhe një prej tyre e cila shkoi deri në fejesë, ishte lidhja me këngëtaren Mimoza Shkodrën.

Ata të dy u ndanë vetëm pak muaj pasi bënë publike fejesën, por në media u fol gjatë për raportin mes tyre.

Ndërkohë sot, Seldi është i lumtur në një marrëdhënie me modelen 22 vjeçare dhe të ftuar në “Why Not” në “Ora News”, ata të dy folën gjatë për marrëdhënien që kanë krijuar.

Megjithatë Sindi gjatë intervistës është ngacmuar lidhur me ish të dashurat e Seldit dhe në një moment i është thënë të japë një mendim mbi Mimoza Shkodrën.

Për habi të të gjithëve Sindi tha se Mimoza është një këngëtare shumë e mirë dhe se i bëhet qejfi që janë ndarë, pasi tani Seldi është me të.

https://www.youtube.com/watch?v=caRtZOhSEXE&t=2600s

Link: https://www.youtube.com/watch?v=caRtZOhSEXE&t=2600s

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CE7pXO1BfCz/