Sulmuan Universitetin Spitalor në Dusseldorf, ekspertët vihen në gjurmët e hakerave
Sulmi kibernetik ndaj spitalit universitar në Dusseldorf ku si rezultat i mosfunksionimit të sistemit ndërroi jetë një pacient që duhej transportuar me urgjencë, mund të jetë shkaktuar nga hakerat rusë.
Ekspertë të Ministrisë së Drejtësisë deklaruan se gjurmimet e deritanishme të çojnë në Rusi, pasi virusi i përdorur për sulm është DoppelPaymer.
Ky lloj virusi përdoret nga një grup hakerash që sipas kompanive private të sigurisë e ka bazën në Federatën Ruse.
Megjithatë edhe për ekspertët e IT-së është e vështirë për të identifikuar me saktësi përgjegjësit e këtij sulmi.
Ekspertët kanë dalë në përfundmin se hakerat janë të lidhur me krimin e organizuar.
Shumë organizata dhe kompani në të gjithë botën janë sulmuar përmes virusit DoppelPaymer muajt e fundit.
Ekspertët kanë zbuluar se i njëjti virus është përdorur për të sulmuar edhe Ministrinë e Agrikulturës ne Kili.
Sulmi në Klinikën Universitare në Dusseldorf ndodhi dy javë më parë dhe u hakuan rreth 30 servera.
Hakerat në të vërtetë synonin të sulmonin Universitetin e Dusseldorf-it, por gabimisht sulmuan Klinikën Universitare, sulm që mendohet se shaktoi vdekjen e një pacienteve.
Megjithatë hetimet për rastin konkret vazhdojnë ende deri në daljen e një përfundimi zyrtar.
Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/dYEuFB8KQJk