Home ShowBiz Nuk do ta shohim më në ekranin e “Top Channel”, Eno Popi prezanton projektin e ri
Nuk do ta shohim më në ekranin e “Top Channel”, Eno Popi prezanton projektin e ri
0

Nuk do ta shohim më në ekranin e “Top Channel”, Eno Popi prezanton projektin e ri

0
0

Moderatori i njohur Eno Popi i cili ka drejtuar disa programe televizive përgjatë viteve në “Top Channel”, këtë sezon nuk do të jetë më pjesë e ekranit.

Ai ka njoftuar në instagram projektin e ri, ku do ta shohim shumë shpejt.

Eno është rikthyer aty ku e ka nisur në “Top Albania Radio”, ku do ta shohim me një program të ri radiofonik.

Në një video të postuar në instagram Eno tregon se do të rikthehet në radio me një program të titulluar “Filloje nga zero”, por nuk ka treguar më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë.

Ai ka treguar se programi do të nisë shumë shpejt, por pa treguar datën, ndërsa shumë fansa dhe miq të tij e kanë uruar për projektin e ri, duke shpresuar që ti ecë mbarë.

https://www.instagram.com/p/CF9fMepHZAr/

Link: https://www.instagram.com/p/CF9fMepHZAr/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BmsgoVol8QS/