Home ShowBiz Amar një çun kopertinash, mami Olta e kombinon në mënyrën më të bukur
Amar një çun kopertinash, mami Olta e kombinon në mënyrën më të bukur
0

Amar një çun kopertinash, mami Olta e kombinon në mënyrën më të bukur

0
0

Aktorja Olta Gixhari është bërë nënë e një djali në fund të muajit gusht.

Ajo bashkë me partnerin dhe të birin po jetojnë aktualisht në Spanjë, aty ku erdhi në jetë edhe vogëlushi.

Olta është shprehur vazhdimisht e entuziazmuar për të birin, sidomos pas ardhjes në jetë të tij ku nuk kanë munguar fotot dhe videot e vogëlushit.

Olta ka postuar këtë herë një video të shkurtër të vogëlushit ku tregon veshjen e tij të stiluar nga vetë ajo.

“Mami është stilistja ime personale”, shkruan Olta krahas videos së vogëlushit, ndërsa shohim të veshur me një palë papuçe të thurura ngjyrë blu, njësoj si pantallonat e shkurtëra, ndërsa sipër mban veshur një bluzë me vija në gjyrë blu.

Amar duket kaq i këndshëm, kombinuar në një mënyrë kaq perfekte dhe që duket tamam si një djali kopertinash.

Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFcuMhUH7g2/