Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl do të bëhen prindër për herë të parë.
Modelja edhe pse nuk duket sapo ka hyrë në muajin e pestë të shtatëzanisë dhe ka vendosur që të ndajë me fansat disa detaje më shumë.
Ajo ka shuar kuriozitetin e ndjekësve në rrjetet sociale të cilët i kanë bërë pyetje të ndryshme dhe një prej tyre është se si ka reaguar bashkëshorti kur e ka marrë vesh për shtatëzaninë.
Modelja ka treguar se Jakub pavarësisht se ajo i tregoi testin dhe i tha duke bërtitur e lumtur se ishte shtatëzanë ai i tha se nuk e besonte, deri sa ta konfirmonte doktori.
Afërdita tha gjithashtu se bebi erdhi me plan, por ndodhi aq shpejt saqë ata nuk e besonin dot.
Modelja dhe bashkëshorti i saj do të bëhen prindër të një djali i cili pritet të vijë në jetë në muajin shkurt të vitit që vjen.
Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CF9-5hOp-ZT/