Home Aktualitet Shënohet rekordi më i lartë i rasteve të reja, 5 persona ndërrojnë jetë
Shënohet rekordi më i lartë i rasteve të reja, 5 persona ndërrojnë jetë
0

Shënohet rekordi më i lartë i rasteve të reja, 5 persona ndërrojnë jetë

0
0

203 persona rezultojnë të infektuar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit duke shënuar një tjetër rekord të ri në muajt e fundit.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njoftoi se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 5 persona, një 59 vjeçare nga Elbasani, një 79 vjeçare nga Vlora, një 87 vjeçare nga Tirana dhe dy qytetarë nga Durrësi, përkatësisht 66 dhe 85 vjeç.

Qytetet me numrin më të lartë të rasteve të reja vijojnë të jenë Tirana, Fieri, Korça, Elbasani dhe Berati.

Aktualisht në spitalin infektiv dhe atë Shefqet Ndroqi po marrin trajtim spitalor 239 pacientë, 15 në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 87 qytetarë.

Link dhe Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/