Home Aktualitet Rikthehet karantina, këto shtete europiane rivendosin kufizimet
Rikthehet karantina, këto shtete europiane rivendosin kufizimet
0

Rikthehet karantina, këto shtete europiane rivendosin kufizimet

0
0

Duke nisur nga dita e sotme ka hyrë në fuqi akti normative për përdorimin e maskave edhe në rrugë si një masë e re për të përballuar një valë të dytë infeksioni.

Por disa shtete në Evropë kanë shkuar edhe më tej duke ashpërsuar masat dhe duke rikthyer karantinën.

Konkretisht Çekia brenda kësaj jave do të mbyllë, baret, restorantet, shkollat dhe institucionet publike, ndërsa maska është me detyrim edhe në rrugë.

Në Itali ka hyrë në fuqi akti  që mbyll restorantet pas orës 21 di dhe festat në ambjente të mbyllura.

Franca gjithashtu ka vendosur të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme duke mos lejuar lëvizjen nga ora 21:00 deri në orën 6 të mëngjesit.

Kjo masë pritet të zgjasë deri në 4 javë dhe kushdo që e shkel  do të gjobitet me 135 euro.

Edhe në Hollandë ka hyrë në fuqi një bllokim i pjesshëm duke mbyllur baret dhe restorantet pas orës 22 të mbrëmjes.

Burimi i lajmit: https://news.sky.com/story/coronavirus-france-declares-state-of-emergency-as-night-time-lockdown-imposed-on-eight-cities-12104167

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/0wvMLaScXU0