Tayna është padyshim një prej personazheve që di se si të jetë në qendër të vëmendjes.
Ajo ka vendosur të bëjë një kthim pas në 2019 duke risjellë përmes fotove momentet më të bukura nga udhëtimet e saj në vende të ndryshme.
Këngëtarja ka bërë madje autoironi pasi në thuajse të gjitha fotot e shohim të ekspozojë format e saj dhe në njërën prej tyre ku pozon me recipeta reperja shkruan: “Si nuk u veshe kurrë o goce, do thoshte fjala e urtë popullore”.
Ndërsa në një tjetër foto ku pozon përpara një tempulli dhe ku shfaqet më e veshur, Tayna shkruan me humor se në këtë vend në fakt e kanë detyruar të vishet.
Mesa duket këngëtarja është bërë shpesh herë objekt bisede për veshjen e saj dhe këtë herë ka vendosur që të bëjë pak humor me këtë pjesë.
Link: https://www.instagram.com/tayna/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDG8mrbAZvN/