Home ShowBiz “Jam me fat që e kam..”, Big Basta i dedikon Vesës fjalët më të bukura
“Jam me fat që e kam..”, Big Basta i dedikon Vesës fjalët më të bukura
0

“Jam me fat që e kam..”, Big Basta i dedikon Vesës fjalët më të bukura

0
0

Big Basta dhe Vesa Luma janë bashkë prej gati 10 vitesh dhe shpesh herë i shohim teksa i dedikojnë njëri tjetrit fjalë gjithë dashuri.

Këtë herë është Big Basta qe ka surprizuar Vesën me mesazhin unik ndërsa ka shpërndarë në instagram një foto ku pozojnë së bashku.

“Në 2021 bëhemi 10 vjet bashkë. Më duket sikur dje që ka ndodhur ta gjej shpirtin tim binjak. Është e vështirë të gjesh njerëz të mirë në këto kohë që të përshtaten në çdo qelizë të karakterit tënd, prandaj jam me fat që e kam. Mikja më e mirë për jetë, Vesa Luma të dua”, shkruan ai krahas fotos.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi I Vesës e cila ka komentuar poshtë fotos duke shkruar: “Në të mirë, në të keq, gjithmonë bashkë, të dua gjysma ime”

Ata të dy prej vitesh tashmë jetojnë dhe punojnë në Zelandën e Re ku u shpërngulën disa vite më parë së bashku me të birin, vogëlushin Lian.

https://www.instagram.com/p/CGb9zJRpadT/

Link: https://www.instagram.com/p/CGb9zJRpadT/

vesa

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGb9zJRpadT/