Home Aktualitet COVID-19, shifrat në rritje, 3 persona ndërrojnë jetë
COVID-19, shifrat në rritje, 3 persona ndërrojnë jetë
0

COVID-19, shifrat në rritje, 3 persona ndërrojnë jetë

0
0

295 raste të reja me COVID-19 janë rregjistrura gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, ndërsa tre persona kanë ndërruar jetë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se qytetet me numrin më të lartë të rasteve të reja ditore vijojnë të jenë Tirana me 74 raste, Durrësi me 39, Shkodra me 30, 22 në Lushje, 12 në Vlorë.

Fatkeqësisht tre persona nuk kanë mundur dot të mbijetojnë dhe konkretisht një 47 vjeçar nga Tirana një 53 vjeçare dhe një 64 vjeçar nga Durrësi.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend ndodhen  të shtruar 259 pacientë, 22 në terapi intensive si dhe 4 të intubuar.

Ndërkaq ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar rregullat dhe për të ndjekur me përpikmëri protokollet e sigurisë.

ministria

Link: https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-1413-testime-96-te-sheruar-295-raste-te-reja-dhe-3-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY