Home ShowBiz E gjithë bota sytë nga Shqipëria, World of Dance vlerëson koreografin Andi Mura
E gjithë bota sytë nga Shqipëria, World of Dance vlerëson koreografin Andi Mura
0

E gjithë bota sytë nga Shqipëria, World of Dance vlerëson koreografin Andi Mura

0
0

“World of Dance” një prej kampionateve më të rëndësishme të kërcimit në botë, ka vendosur të falënderojë publikisht koreografin e njohur Andi Murra për organizimin e “World of Dance Albania”, një event shumë i rëndësishëm që u organizua në 10 tetor në vendin tonë.

Faqja zyrtare e “World of Dance” në instagram ka falënderuar personalisht koreografin Andi Murra duke shpërndarë në faqen e saj një video nga ky konkurs i cili duhet thënë se këtë vit është mbajtur në kushte shumë të vështira për shkak të pandemisë.

Edhe pse në këto  kushte konkursi falë drejtorit të “WOD”, koreografit Andri Murra arriti të sjellë në skenë gjithë vlerat artistike si dhe ngrejë edhe më shumë nivelin e kërcimit në nivel ndërkombëtar.

Krahas videos së shpërndarë në instagram me momente nga konkursi në Shqipëri shkruhet: “ Mirënjohës për partner të shkëlqyer si Andi Murra, që vijojnë të prodhojnë spektakle të mrekullueshme përgjatë kësaj periudhë të vështirë”

Ky është edicioni i dytë i patentës gjigande që Andi Murra drejtoi në Shqipëri.

Së shpejti do të nisin rregjistrimet për sezonin e tretë të “World of Dance Albania: ku do të ketë të tjera surpriza, grupe konkuruese nga e gjitha bota në një event madhështor.

https://www.instagram.com/p/CGjHcv1pB2q/?igshid=11iq2nl43wzr5

Link: https://www.instagram.com/p/CGjHcv1pB2q/?igshid=11iq2nl43wzr5

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGeq546l-ne/