Këngëtarja Ronela Hajati ka filluar të këndojë që në moshë të re.
Ajo ka marrë pjesë që në moshën 13 vjeçare në “Ethet e së premtes” ku pasi është përzgjedhur në fazën e parë ka vijuar më tej në fazat e tjera me performanca të ndryshme.
Këngëtarja ka postuar në instagram disa video nga ajo periudhë ku përveç talentit, shohim të njëjtat tiparet tërheqëse që Ronela i ka edhe sot.
Në videon e parë ku ajo është përzgjedhur nga juria, këngëtarja e kujton me emocionion edhe sot, ndërsa tregon se i janë mbushur sytë me lot kur e ka riparë këtë video, ndërsa tregon se për të bënë një përjashtim duke qenë se ishte pak më e vogël sesa duhej për këtë spektakël.
Këngëtarja thotë gjithashtu se pavarësisht kalimit të viteve shpirtin, sytë, shprehinë dhe dashurinë e ka të njëjtën si ditën e parë që ka pa kamerat kur u ndezën.
https://www.instagram.com/p/CGilLxClKvU/Link: https://www.instagram.com/p/CGilLxClKvU/
https://www.instagram.com/p/CGiniFVFNYS/Link: https://www.instagram.com/p/CGiniFVFNYS/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B76GdN6nXuB/