Shifrat ende në rritje, ndërrojnë jetë katër persona
0
0
302 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëvë të fundit në vendin tonë.
Shifrat vijojnë të jenë ende të larta sidomos në kryeqytet I cili konsiderohet si vatra më e nxehtë e sëmundjes.
Ndërkohë fatkeqësisht nuk kanë mundur dot të fitojnë mbi sëmundjen 4 persona të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit.
Njoftimin e ka dhënë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila në një status të saj në instagram shkruan gjithashtu se aktualisht në spitale ndodhen të shtruar 264 persona.
Ndërkaq sipas të dhënave numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 82 persona të tjerë.
Link: https://www.instagram.com/p/CGuotKoHmT8/
Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/