Këngëtarja Zaimina Vasjari është bërë nënë e një vazje disa vite më parë.
Atë e shohim shpesh herë teksa poston foto bashkë me vogëlushen Khloe e cila tashmë është rritur dhe ka filluar të tregojë interes për gjëra nga më të ndryshmet.
Së fundmi këngëtarja ka treguar se e bija u zgjua sot me idenë për të hapur një sallon bukurie dhe si fillim me një gërshërë në dorë filloi të zbukuronte arushat dhe kukullat e saj.
Në një moment pasi mbaroi me to e drejtoi gërshërën nga flokët e Zajminës.
Këngëtarja ka postuar në instagram një tufë flokësh të cilët Khloe ja ka prerë në një moment kur ajo nuk e kishte mendjen.
“Nisëm ditën me një ide të re për të patur një sallon bukurie, klientë pa fund në rradhë. Nushi ishte i pari që stiloi flokët. Panda priste në rradhë për një stilim nga dora magjike e Khloe. Akoma nuk e besoj që në një moment pamendje gërshëra magjike preu dhe flokët e mia. Nuk di të qaj apo të qesh, thjesht të dua Khloe pa fund që më shton jetën në çdo moment”, shkruan Zaimina krahas fotove ku tregon rezultatet e punës së Khloe.
Link: https://www.instagram.com/p/CG2N7t7HrFS/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-mPc2gHzQw/