Home ShowBiz Shfaqet për herë të parë pas lindjes së vajzës, modelja i habit të gjithë
Shfaqet për herë të parë pas lindjes së vajzës, modelja i habit të gjithë
0

Shfaqet për herë të parë pas lindjes së vajzës, modelja i habit të gjithë

0
0

Modelja e njohur Gigi Hadid dhe partneri i saj, këngëtar Zayn Malik u bënë prindër të një vajze në fund të muajit që shkoi.

Lajmin e dha vetë Gigi në rrjetet sociale teksa postonte foton e dorës së vogëlushes.

Më pas edhe vetë këngëtari rrëfeu gjithë emocionet që ndjeu kur u bë baba për herë të parë.

Që prej momentit të ardhjes në jetë të vajzës e deri para pak ditësh Gigi nuk ishte shfaqur në rrjetet sociale, por me një foto të fundit ku tregonte se kishte votuar, ajo i la të gjithë pa fjalë.

Me të njëjtat forma si para se të mbetej shtatëzanë dhe totalisht pa bark, Gigi ka bërë që të gjithë të habiten me faktin se si ka ardhur kaq shpejt në formë, menjëherë pas lindjes.

Ajo dhe Zayn u bënë me një vajzë në javën e fundit të shtatorit, ndërsa kujtojmë se në fund të vitit që shkoi u zbulua se ishin rikthyer sërish bashkë, pas një ndarjeje gati një vjeçare.

gigiig

Link: https://www.instagram.com/p/CGvxWUtnVZl/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEWod3eHzbN/