Modelja Jessica Kadiu u përfol për një lidhje me këngëtarin Robert Berisha, pak kohë pasi ky i fundit deklaroi ndarjen nga Nora Istrefi.
Këngëtari e mohoi lidhjen, por muaj më parë ishte Jessica ajo që pohoi gjithçka me anë të disa statuseve ku tregonte se ajo dhe Roberti ishin të lidhur, ndërsa tashmë ishin ndarë dhe se ajo do ta donte gjithmonë.
Këngëtari nuk ka reaguar asnjëherë lidhur me këtë temë, por modelja disi e ka prekur sërish këtë temë.
“Je penduar ndonjëherë që i dhe fund lidhjes tënde”, e pyet dikush dhe ajo përgjigjet: “Jo asnjëherë, gjithçka ndodh për një arsye”.
Ndërsa lidhur me pyetjen nëse është aktualisht në një lidhje, ajo përgjigjet duke postuar një foto me një gotë verë: “A konsiderohet dashuria me verën si një marëdhënie”, shkruan ajo krahas pyetjes duke lënë të nënkuptohet se ndoshta është ende single.
Link: https://www.instagram.com/jesskadiu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGpwX2CFfGG/