Moderatorja Fatma Methasani feston sot 26 vjetorin e lindjes.
Ajo ka treguar përmes disa videove një pjesë të surprizave me këtë rast.
Fillimisht ajo është surprizuar nga kolegët në zyrë të cilët e kanë pritur me tortë, tullumbaca dhe këngë sapo ka hyrë në zyrë.
Ndërsa Alfio i ka dedikuar partneres fjalët më të bukura me një foto ku pozojnë bashkë me djalin buzë detit.
“Dikur mendoja që dashuria ishte thjesht një ëndërr derisa u dashurova me ty! Gëzofsh dhe 200 ditëlindje të lumtura, dielli I shpirtit tonë”, shkruan ai krahas fotos duke emocionuar si Fatmën ashtu edhe gjithë ndjekësit me fjalët e tij të veçanta.
Link: https://www.instagram.com/p/CG4hBrOH5A6/
Link: https://www.instagram.com/fatma_methasani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CEG_qoahD3M/