Home Aktualitet E fundit/ 6 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta
E fundit/ 6 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta
0

E fundit/ 6 persona ndërrojnë jetë, shifrat ende të larta

0
0

275 raste të reja me COViD-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njofton gjithashtu se fatkeqësisht kanë ndërruar jetë 6 persona një 61 vjeçar nga Korça, një 67 vjeçar nga Pogradeci, një 69 vjeçar nga Lezha, një 71 vjeçar nga Vlora, një 73 vjeçar nga Fieri dhe një 74 vjeçar nga Tirana.

Vatra më e nxehtë vijon të jetë kryeqyteti ku janë shënuar 163 raste për të vijuar më pas me Korçën me 30 raste, Shkodrën me 15 si dhe Durrësin me 12 raste të reja.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 janë të intubuar në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Numrin të të shëruarve ndërkaq i janë shtuar edhe 114 qytetarë duke e çuar në 11.007 numrin e të shëruarve që prej fillimit të epidemisë.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-1422-testime-114-te-sheruar-275-raste-te-reja-dhe-6-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY