Home Aktualitet Shënohet rekordi më i lartë i rasteve të reja që prej fillimit të pandemisë
Shënohet rekordi më i lartë i rasteve të reja që prej fillimit të pandemisë
0

Shënohet rekordi më i lartë i rasteve të reja që prej fillimit të pandemisë

0
0

319 raste të reja me COVID-19 janë rregjistuar 24 orët e fundit në vendin tonë.

Vatra më e nxehtë vazhdon të jetë kryeqyteti ku janë rregjistuar 141 raste të reja për të vijuar më pas me Fierin me 38 raste, Pogradecin me 15 raste si dhe Elbasanin, Kavajën e Korçën me nga 13 raste.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 3 persona, ndërsa i lartë paraqitet numri i të shtruarve në spital ku aktualisht po trajtohen 301 persona, 15 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 6 të intubuar.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë thirrje për të respektuar rregullat e disntancimit social si dhe përdorimin e maskës.

Link: https://new.shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/moHiHqdmUYY