Home ShowBiz Rezi apo Irgeni…, kjo e shtunë përcakton “fatin” e aktorëve në “Shiko kush luan”
Rezi apo Irgeni…, kjo e shtunë përcakton “fatin” e aktorëve në “Shiko kush luan”
0

Rezi apo Irgeni…, kjo e shtunë përcakton “fatin” e aktorëve në “Shiko kush luan”

0
0

Kjo e shtunë do të sjellë në ekranin e “Top Channel”, një tjetër puntatë të “Shiko kush luan”, që do të jetë speciale pasi përkon me festën e Halloween.

Moderatorja Luana Vjollca ka treguar me anë të një videoje se kjo e shtunë do të ketë shumë surpriza, ndërsa e lë surprizë drejtimin e skuadrës blu, duke vendosur në një duel Rezartin dhe Irgenin.

Ata të dy janë maskuar si piratë dhe vendosen në një duel përballë njëri tjetrit.

“Cili fitoi”, shkruan Luana krahas videos ndërsa shkruan gjithashtu se të shtunën do të kuptojmë gjithçka në Halloween-in më të çmendur.

Ajo e la ende mister fatin e Rezartit, dhe për ta parë se çfarë do të ndodhë na mbetet të presim ditën e shtunë.

Link: https://www.instagram.com/p/CG5mkfen8cn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDHEaoepdaV/https://www.instagram.com/p/CDo8R0vH8Ht/