Home ShowBiz Me foto të nxehta nga vaska, Brooklyn dhe Nicola festojnë përvjetorin e parë
Me foto të nxehta nga vaska, Brooklyn dhe Nicola festojnë përvjetorin e parë
0

Me foto të nxehta nga vaska, Brooklyn dhe Nicola festojnë përvjetorin e parë

0
0

Djali i David dhe Victoria Beckham u fejua disa muaj më parë me modelen simpatike Nicola Peltz.

Fejesa e tyre pati goxha jehonë në media që nga festa e deri tek unaza me çmimin marramendës që modelja mori nga i fejuari.

Çifti ndërkaq bënë një vit bashkë dhe nuk mund ta kalonin në heshtje një ngjarje të tillë.

Brooklyn ka zgjedhur ta urojë partneren e tij me disa foto të nxehta teksa pozojnë duke u puthur në vaskë.

“Gëzuar përvjetorin e parë vogëlushe. Jam njeriu më me fat që të kam ty në krah. Mezi po pres të plakemi bashkë dhe të krijojmë një familje. Të dua shumë”, shkruan ai krahas fotove të shpërndara në instagram.

Ndërkohë modelja ka treguar gjithashtu disa prej surprizave që ka marrë nga partneri dhe familja e tij në këtë përvjetor.

Ajo ka treguar një zemër të madhe të formuar me trëndafila të bardhë ndërsa tregon se është vajza më me fat që rrethohet nga njerëz që e duan kaq shumë.

brooklyn

nikol

broklyn

broklin

Link: https://www.instagram.com/p/CG7y_a4HiUf/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CCgN-Vel63f/