Elita Rudi dhe reperi Gjiko do të bëhen shumë shpejt prindër për herë të dytë.
Këtë herë ata janë në pritje të një vajze e cila do të vijë në jetë vitin që vjen.
Lajmin e dhanë vetë ata me një video ku tregonin se familjes së tyre do t’ju shtohej një vajzë.
Ndërkohë së fundmi Elita ka postuar një foto nga vera e këtij viti kur ishte në muajt e parë të shtatëzanisë.
Ajo pozon me një palë bikini të bardha nga plazhi ndërsa i duket barku i rrumbullakosur.
“Mendojsha që mu ka fry shumë barku”, shkruan ajo me humor krahas fotos duke ndarë kështu me fansat dhe miqtë e saj momentet e para kur e mori vesh se ishte shtatëzanë.
Elita dhe Gjiko u bënë prindër të një djali një vit e gjysmë më parë.
Vogëlushi Zëri ka shtuar shumë gëzim në familjen e tyre, ndërsa e shohim vazhdimisht në fotot dhe videot e çiftit.
Link: https://www.instagram.com/p/CHNX9qhBlVz/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGGEwHOBX6j/