Home ShowBiz Noizy hap dyert e shtëpisë luksoze dhe na lë pa fjalë
Noizy hap dyert e shtëpisë luksoze dhe na lë pa fjalë
0

Noizy hap dyert e shtëpisë luksoze dhe na lë pa fjalë

0
0

Ai është padyshim një prej reperave më të dashur në vend.

Noizy ka sjellë vazhdimisht këngë dhe bashkëpunime shumë të suksesshme, por së fundmi është përkushtuar edhe në fushën e biznesit.

I ftuar në emisionin “Prive”, Noizy ka hapur dyert e shtëpisë së tij për të treguar si nis dhe si përfundon një ditë e zakonshme e tij.

Shtëpia prej 450 metrash katrorë ka tre dhoma gjumi, katër banjo, një kuzhinë moderne, dy dhoma dite si dhe një palestër brenda shtëpisë.

Me një arredim super modern dhe një hapësirë gjigande plot dritë, shtëpia e reperit është shumë e veçantë.

Noizy tregon se sapo zgjohet zbret të pijë kafen, ha mëngjesin dhe pastaj shkon tek palestra brenda shtëpisë së tij ku fillon stërvitet.

Reperi pasi ka treguar çdo cep të shtëpisë së tij është ndalur gjithashtu dhe tek muzika, projektet për të ardhmen si dhe bizneset që është duke menaxhuar së fundmi.

https://www.youtube.com/watch?v=WfRVMlIyQgg

Link: https://www.youtube.com/watch?v=WfRVMlIyQgg

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFhaMTmJW9x/