Home ShowBiz Aktori i njohur ndërron jetë nga COVID, Elvana i bën dedikimin prekës
Aktori i njohur ndërron jetë nga COVID, Elvana i bën dedikimin prekës
0

Aktori i njohur ndërron jetë nga COVID, Elvana i bën dedikimin prekës

0
0

Aktori i njohur shqiptar Koço Devole ka ndërruar jetë mëngjesin e djeshëm i prekur nga COVID-19.

Ai ishte rishtruar në spital, pasi gjendja e tij u përkeqësua dhe mjekët u detyruan ta vendosnin në inbubim, por fatkeqësisht aktori nuk ja ka dalë.

Aktori vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese dhe prej ditësh ishte intubuar.

Lajmi për largimin e tij nga jeta ka shokuar miq, familjarë e kolegë të aktorit të cilët e kanë vlerësuar kontributin e tij të gjatë në skenë, batutat dhe humorin e tij me të cilin kanë qeshur pafund.

Edhe këngëtarja Elvana Gjata e cila kishte bashkëpunuar me aktorin në komedinë “Dy gisht mjaltë” ka ndarë në isntagram një mesazh mjaft prekës për largimin e tij nga jeta.

“Hidhërimi është kaq i madh..Ikonë e artit shqiptar! Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje. U prehsh në paqe mjeshtër!”, shkruan Elvana në një foto të aktorit.

elvanaaaaaa

elvanaaaaa

Link: https://www.instagram.com/elvanagjataaaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bw4MZA2BkRd/