Home ShowBiz Miliami ndan në publik një secret për Elitën dhe i përlot të gjithë
Miliami ndan në publik një secret për Elitën dhe i përlot të gjithë
0

Miliami ndan në publik një secret për Elitën dhe i përlot të gjithë

0
0

Milaim Zeka dhe bashkëshortja e tij kanë qenë të ftuar këtë të shtunë në “Shiko kush luan”.

Të ftuar kanë qenë gjithashtu edhe Elita Rudi dhe reperin Gjiko.

Në një intervistë kohë më parë Gjiko duke qeshur tha se nuk do ta lejonte Elitën që të ftonte në studio Milaimin për shkak se ai është i rëndë.

Megjithatë ata e treguan se janë miq të mirë dhe aq më shumë në studion  e “Shiko kush luan”, kur Milaimi rrëfeu për herë të parë një secret për Elitën.

Ai tha se Elita e ka ndihmuar me nipin që ishte i sëmurë me tumor duke dalë në rrugë e duke kërkuar fonde për shërimin e tij.

Milaimi ka reaguar i emocionuar dhe ka filluar të lotojë ndërsa ka kujtuar nipin dhe më pas i është drejtuar Gjikos duke i thënë se duhet të ndihet me fat që ka marrë një njeri kaq të mirë për grua, ndërsa më pas me lot në sy e ka falënderuar Elitën për gjestin e saj.

https://www.youtube.com/watch?v=xgVWpIEy8NU&feature=emb_err_woyt

Link: https://www.youtube.com/watch?v=xgVWpIEy8NU&feature=emb_err_woyt

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG-bkdthZQG/https://www.instagram.com/p/CHKcHPPlQyD/