Home ShowBiz Për shkak të pandemisë ju mbyll emisioni, zbulohet ku do ta shohim Jonida Shehun
Për shkak të pandemisë ju mbyll emisioni, zbulohet ku do ta shohim Jonida Shehun
0

Për shkak të pandemisë ju mbyll emisioni, zbulohet ku do ta shohim Jonida Shehun

0
0

Moderatorja Jonida Shehu është larguar sërish nga ekrani i “Top Channel”, ku drejtonte prej një sezoni emisionin “Soire”.

Ajo e mbylli emisionin që në periudhën e pandemisë dhe këtë sezon nuk e pamë sërish në ekranin e këtij televizioni.

Moderatorja tregoi se është larguar nga “Top Channel” dhe këtë herë do ta shohim në një tjetër ekran.

Ajo ka treguar përmes një videoje se tashmë do ta shohim në ekranin e “Abcnews” çdo darkë nga e hëna në të premte nën drejtimin e “Radar”, një emision aktualitet me lajmet më të rëndësishme si dhe analizat përkatëse.

Jonida tregoi se për shkak të pandemisë i është dashur ta pezullojë për këtë sezon “Soire” dhe tashmë do ta shohim përditë në ekranin e “Abcnews”

Link: https://www.instagram.com/p/CHbJc5wnkTi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG5cFsEnt8A/