Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër të një djali të dytë.
Vogëlushi Roman festoi një vjetorin e lindjes pak javë më parë dhe tashmë është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë.
Ai ka filluar që tani të kombinohet shumë bukur me teze Lorin e cila dallon për stilin e saj unik në veshje dhe kombinime.
Roman dhe Lori kane veshur të njëjtat atlete të zeza me platformë të bardhë kombinuar me një palë çorape të zeza të gjata.
“Matching me tezen, se mami i ka lënë këto gjërat e modës”, shkruan Sara duke bërë tag Lorin.
Nipi dhe tëzja janë veshur të dy sportiv, Lori me tuta të zeza ndërsa vogëlushi Roman i ka ngjyrë gri.
Në foton e shpërndarë nga Lori ata të dy duken kaq të bukur dhe kaq shumë në harmoni me njëri tjetrin.
Link: https://www.instagram.com/sarahoxhaaa/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHYDQygFWGP/