Lori Hoxha ashtu si të gjithë në këtë periudhë e ka pak të vështirë të udhëtojë dhe të shkojë në vendet e saj të preferuara.
Ajo ka postuar një foto nga një dhomë gjumi me një super pamje dhe me një laptop, ndërsa i kërkon ndjekësve dhe miqve të saj që të komentojnë vendin e tyre të preferuar dhe se ku do të donin të ishin në këto momente.
Ndër komentet e shumta ku mbizotëronte Neë York apo Parisi, komenti që i bëri të gjithë të qeshnin është ai i Bes Kallakut.
Ai ka zgjedhur si gjithmonë Bubqin duke e renditur si më të preferuarin si dhe vendin ku do të donte të ishte në këto momente.
Ky koment i tij ka tërhequr edhe vëmendjen e Lorit e cila me humor i shkruan: “Kam dëgjuar dhe unë që bëhet mirë”
Link: https://www.instagram.com/p/CHoANRglAYx/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CHfRh03lfpb/, https://www.instagram.com/p/CHQG_U5hdLM/