Home ShowBiz Festat kanë ardhur për Adelinën, këngëtarja transformon shtëpinë
Festat kanë ardhur për Adelinën, këngëtarja transformon shtëpinë
0

Festat kanë ardhur për Adelinën, këngëtarja transformon shtëpinë

0
0

Këngëtarja Adelina Tahiri ashtu si shumë personazhe të njohur kanë filluar me zbukurimet për festat që në mes të muajit nëntor.

Ajo ka treguar me anë të një videoje të postuar në instagram se është duke vendosur zbukurimet e festave të fundvitit në shtëpi, duke krijuar kështu një atmosferë shumë të këndshme.

Bredhi, drerët, çorapet dhe gjithë zbukurimet e tjera të festave gjenden tashmë në shtëpinë e këngëtares e cila ka treguar kështu se festën këtë vit e ka nisur më herët se zakonisht.

Adelina prej vitesh tashmë jeton së bashku me partnerin e saj dhe vogëlushin Jon në Maqedoni.

Atë e shohim shpesh herë aktive në rrjetet sociale ku poston herë pas here foto dhe video.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VIcRbFMYj/