Home ShowBiz U tha se u nda nga gruaja për Fjollën, Fisnik Syla reagon për herë të parë
U tha se u nda nga gruaja për Fjollën, Fisnik Syla reagon për herë të parë
0

U tha se u nda nga gruaja për Fjollën, Fisnik Syla reagon për herë të parë

0
0

Fjolla Morina është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes së medias dhe kjo për shkak të lidhjes së saj të dashurisë me biznesmenin Fisnik Syla.

Ajo poston vazhdimisht foto dhe video ku e shohim shumë të lumtur në krahët e partnerit.

Në mediat online ndërkohë është përfolur gjatë se këngëtarja mund të ketë qenë motivi i ndarjes së biznesmenin nga gruaja dhe këtë detaj vetë Fisniku e ka sqaruar për herë të parë në një status të gjatë në instagram ku tregon për herë të parë se martesa e tij kishte marrë fund përpara se Fjolla të bënte pjesë në jetën e tij.

Ai tregon gjithashtu se tashmë është i lumtur sepse e ka gjetur shpirtin e tij binjak dhe njeriun e zemrës me të cilin do të martohet shumë shpejt.

Biznesmeni i ka quajtur të pavërteta lajmet nëpër portale dhe veprat e gazetarëve që kanë folur për të të padrejta, ndërsa shtoi se do të vijë koha që ata të ndiqen penalisht.

Fjolla dhe Fisniku e bënë publike lidhjen e tyre, gati një muaj e gjysmë më parë, kur këngëtarja postoi për herë të parë një foto me partnerin së bashku me një dedikim unik.

fisnik syla

Link: https://www.instagram.com/fisnik.sylaa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CGxrWB7p3X9/