Reperja Rina është një prej personazheve që më shumë se kushdo tjetër ka eksperimentuar me pamjen e saj.
Atë e kemi parë me të gjithë ngjyrat e flokëve në kokë dhe mund të themi se nuk ka ngelur ngjyrë apo model flokësh pa e provokuar.
Aktualisht ajo i ka lyer flokët në ngjyrë portokalli, por nëse doni të dini çfarë ngjyre kanë flokët e saj natyralë, këtë ua tregon vetë Rina me një foto të shumë viteve më parë, përpara se të bëhej e famshme.
Ajo ka postuar një foto ku e shohim me flokë në ngjyrë gështenjë të errët që është edhe ngjyra natyrale e flokut të këngëtares.
Rina në këtë foto të vjetër duket shumë më e vogël, por nëse e shohim me vëmendje ka të njëjtat tipare si sot pavarësisht ngjyrës së ndryshuar të flokëve.
Link: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/isyourgirlrina/