Home ShowBiz Hailey feston ditëlindjen dhe Justin nuk mund të mungonte me dedikimin më romantik
Hailey feston ditëlindjen dhe Justin nuk mund të mungonte me dedikimin më romantik
0

Hailey feston ditëlindjen dhe Justin nuk mund të mungonte me dedikimin më romantik

0
0

Justin Bieber dhe partnerja e tij modelja Hailey Baldwin janë një prej çifteve më simpatik të showbizit.

Këngëtari e shpreh vazhdimisht dashurinë për modelen me dedikime nga më të veçantat në instagram ku i shohim gjithnjë e më të dashuruar me njëri tjetrin.

Këtë herë Hailey feston ditëlindjen dhe ai ka vendosur ti dedikojë fjalët që çdo femër do të donte ti dëgjonte nga partneri i saj.

Ai ka postuar disa foto të modeles ndërsa krahas tyre shkruan: “

Sytë e mi janë për ty, zemra ime është për ty, shpirti im është për ty, dashuria ime është për ty. Unë jam kudo ku ti je. Ti je vendi im i sigurt. Jam plotësisht i fiksuar me atë që ti je. Ëndrra ime më e madhe po rritet bashkë me ty. Nuk mund ta besoj që je e imja përgjithmonë. Gëzuar ditëlindjen vogëlushe”, shkruan ai në postimin dedikuar bashkëshortes.

Miq dhe fansa të çiftit nuk kanë munguar me mesazhe të shumta urimi për modelen në ditën e saj të lindjes.

justin

Link: https://www.instagram.com/p/CH6AcbyH1ba/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFXqPFkH9qP/