Home Aktualitet COVID-19, ulet kurba e infektimeve, 8 persona ndërrojnë jetë
COVID-19, ulet kurba e infektimeve, 8 persona ndërrojnë jetë
0

COVID-19, ulet kurba e infektimeve, 8 persona ndërrojnë jetë

0
0

644 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, duke shënuar kështu një ulje të lehtë të rasteve krahasuar me ditët e fundit.

Gjithashtu edhe numri i vdekjeve ka qenë shumë më i ulët se një ditë më parë.

Gjatë 24 orëvë të fundit sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë raportuar 8 viktima nga COVID-19.

Ndërkaq në të trea spitalet në vend janë të shtruar 461 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Shumica e rasteve të reja janë rregjistruar si gjithmonë në kryeqytet që vijonë të mbetet vatra më e nxehtë e infeksionit që prej fillimit të epidemisë.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për qytetarët që të tregohen më të kujdesshëm duke respektuar masat e sigurisë për të frenuar përhapjen e mëtejshme të virusit.

ministr

Link: https://new.shendetesia.gov.al/covid19-ministria-e-shendetesise-2-137-testime-365-te-sheruar-644-raste-te-reja-dhe-8-humbje-jete-ne-24-oret-e-fundit/

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/