Reperi Mozzik dhe Loredana janë vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të raportit të tyre me ulje ngritje të vazhdueshme.
Kohët e fundit në media ka qarkulluar lajmi se ata mund të jenë rikthyer sërish bashkë dhe kjo për shkak të disa rasteve kur ata janë kapur mat nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Ndërkohë duket se gjërat mes tyre janë kthyer siç kanë qenë dikur dhe këtë e tregon qartë dokumentari që flet për jetën e këngëtares Loredana dhe ku thuajse gjatë gjithë pjesës së parë nuk mungon Mozzik dhe bija Hana.
Nga ajo çfarë Loredana ka postuar në instagram, Mozzik dëgjohet të thotë se ndarjen e bënë shumë të madhe mediat duke dashur ndoshta të nënkuptojë se mund të ketë pasur thjesht një krizë mes tyre, por që është fryrë shumë.
“Kam pasur gjithmonë dëshirë të martohem sa më shpejt. Mendoj se gjithçka që na ka mbajtur bashkë ëshë se kemi jetuar shumë gjëra. Loredana është ndryshe nga femrat e tjera. Sa I përket ndarjes që ka ndodh më shumë e kanë bërë mediat, gazetat që kanë shkruajtur, kanë folur dhe kanë shkruajtur gjithçka”, thotë Mozzik në një pjesë të këtij dokumentari.
Link: https://www.instagram.com/p/CIBnMMcll4U/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CG0ZBdUFxjT/, https://www.instagram.com/p/CH7hWYAlScH/