Home ShowBiz Renato i propozon partneres dhe sapo na zbuloi portretin e saj
Renato i propozon partneres dhe sapo na zbuloi portretin e saj
0

Renato i propozon partneres dhe sapo na zbuloi portretin e saj

0
0

Renato Mekolli duket se do ti japë fund beqarisë.

Ai ndodhet aktualisht në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku festoi edhe ditëlindjen dhe ku për herë të parë tregoi surprizën e partneres së tij që në mëngjes.

Duket se gjërat mes tij dhe vajzës janë shumë serioze, aq sa Renato është ulur në gjunjë dhe i ka propozuar asaj për martesë me një unazë në dorë.

Renato ka treguar edhe profilin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën e cila duket shumë e emocionuar teksa ka vendosur duart në fytyrë ndërsa Renato duke buzëqeshur I zgjat unazën.

Vajza është një brune me flokë të gjata, por Renato nuk e ka zbuluar emrin e saj.

Ndërkaq të shumta janë mesazhet që ai ka marrë nga miq e fansat të tij, të cilët i shprehin urimet për këtë hap që ka ndërmarë në jetën e tij.

rernato

Link: https://www.instagram.com/p/CIH7l-KDu78/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CH5RTjuDzma/