Home ShowBiz Lindi në 28 nëntor, Gold Ag dhe e shoqja zbulojnë tortën unike për djalin
Lindi në 28 nëntor, Gold Ag dhe e shoqja zbulojnë tortën unike për djalin
0

Lindi në 28 nëntor, Gold Ag dhe e shoqja zbulojnë tortën unike për djalin

0
0

Këngëtari Gold Ag dhe bashkëshortja e tij u bënë prindër të një djali në datë 28 nëntor.

Meqë vogëlushi erdhi në jetë në një ditë të shënuar, ata të dy vendosën ta quanin djalin Gueril.

Ndërkohë sot Ermira, bashkëshortja e këngëtarit ka treguar tortën unike që kanë përgatitur për ardhjen në jetë të të birit.

Duke u nisur nga dita që ai erdhi në jetë dhe emri që i vendosën, torta nuk mund të ishte ndryshe përveçse me motive patriotike.

Një tortë në formën e flamurit, e kuqe dhe me shqiponjën dy krenare në mes ndërsa anash shkruhej: “Mirë se erdhi Gueril”, ndërsa krahas postimin Ermira falënderit Zotin dhe të gjithë ata që e kanë uruar

“Faleminderit Zot për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni, tash dashnin tonë e bënë edhe më të plotë Guerili. Lindi me 28 Nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që I keni dërguar e ua kthefshim me të mirë në gëzimet tuaja”, shkruan ajo krahas fotos me tortën për mirë se ardhjen e djalit.

arian agushi

Link: https://www.instagram.com/dr.ermirashkodra/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CB6KTVilNak/