Home ShowBiz Anulojnë intervistën në momentet e fundit, Mihrija dhe Naimi izolohen në shtëpi
Anulojnë intervistën në momentet e fundit, Mihrija dhe Naimi izolohen në shtëpi
0

Anulojnë intervistën në momentet e fundit, Mihrija dhe Naimi izolohen në shtëpi

0
0

Mihrije Braha dhe bashkëshorti i saj Naim Abazi kanë anuluar intervistën në studio në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”.

Ata ishin të ftuar gjatë ditës së djeshme, por nuk kanë mundur dot të vijnë në Tiranë pasi dyshojnë se mund të jenë prekur me COVID-19.

Çifti simpatik e kanë realizuar intervistën përmes Skype nga shtëpia e tyre  ndërsa kanë shpjeguar se janë mbyllur në shtëpi pasi Naimi ka pasur disa simptoma dhe ka bërë tamponin.

Edhe këngëtarja tregon se ka pasur disa simptoma, por po presin njëhrë përgjigjen e Naimit dhe nëse ai del pozitiv, edhe Mihrija me të birin do ti nënshtrohen testit.

Ata kanë treguar se në këto kushte nuk kanë dashur të rrezikojnë askënd dhe për këtë arsye janë izoluar deri në pritje të rezultatit.

https://www.youtube.com/watch?v=AqlxsM2LFLU

Link: https://www.youtube.com/watch?v=AqlxsM2LFLU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bb4upOJALIQ/