Home ShowBiz “Përputhen hyn edhe në parlament, deputeti ka një kërkesë për autoren e programit
“Përputhen hyn edhe në parlament, deputeti ka një kërkesë për autoren e programit
0

“Përputhen hyn edhe në parlament, deputeti ka një kërkesë për autoren e programit

0
0

Emisionin “Përputhen”, i kthyer tashmë në një fenomen ka arritur të diskutohet dhe të përflitet edhe në parlament.

Deputeti Halit Valteri e ka përmendur emisionin dhe autoren e programit gjatë fjalës së tij nga foltorja e kuvendit.

Ai i ka kërkuar Olsës që të ftojë në emisionin Edi Ramën dhe Lulzim Bashën që ti përputhë njëherë e mirë ashtu siç duhet përpara shqiptarëve.

Olsa e ka shpërndarë në instagramin e saj këtë kërkesë ndërsa shkruan: “Vetëm se ne jemi bazik, modest, nuk na pëlqejnë shkëlqimet, politika etj. Ajo që bëjmë ne është të sjellim në ekran copëza të jetës së të rinjve, ashtu thjesht siç është edhe populli ynë”

Kujtojmë se “Përputhen” ka rezultuar një sukses i vërtetë që prej fillimit të tij në muajin shtator dhe deri më sot, duke kapur shifrën e pabesueshme të 100 milion klikimeve.

Link: https://www.instagram.com/olsamuhameti/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIBTpVunsCU/