Këngëtarja Rona Nishliu është bërë nënë për herë të dytë.
Ajo solli në jetë gjatë ditës së djeshme një djalë të cilin ajo dhe i shoqi vendosën ta quajnë Bardhyl.
Lajmin e dha vetë këngëtarja me anë të një fotoje të postuar në instagram ku pozon pranë të birit të cilin e tregon në profil.
10.12.2020, ditë e mrekullueshme sot! Familjes sonë iu shtua ëngjëlli Barghyl, mbret i zemrave tona tashmë. Gëzimi është shtuar apo infinit-fishuar me ardhjen tëndë o miniaturë e përkryer. Mirësi dhe mirëqenie për të gjithë të porsalindurit por dhe gjithë fëmijët në këtë kohë pandemie, ju dua”, shkruan ajo krahas fotos ku pozon me të birin e porsalindur.
Këngëtarja ka marrë shumë mesazhe nga miq dhe fansa të saj, të cilët e kanë uruar për ardhjen në jetë të vogëlushit.
Link: https://www.instagram.com/p/CIoGptDLNOQ/
Burimi i fotos: