Home ShowBiz Çfarë ëmbëlsire…, Poem Blue, fle më mirë kur këndon Dhurata Dora
Çfarë ëmbëlsire…, Poem Blue, fle më mirë kur këndon Dhurata Dora
0

Çfarë ëmbëlsire…, Poem Blue, fle më mirë kur këndon Dhurata Dora

0
0

Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër të një vajze disa ditë më parë.

Ata vendosën ta quajnë vogëlushen me emrin unik Poem Blue dhe që të dy nuk nguruan ta zbulonin portretin e ëmbël të saj që në ditën e parë të lindjes.

Sara e solli në jetë vajzën në Gjermani ku ishte shpërngulur së bashku me Ledrin prej gati një muaji.

Megjithatë ata të dy edhe pse aktualisht ndodhen larg miqve në Shqipëri, komunikojnë shpesh me video call dhe në një prej bisedave me këngëtaren Dhurata Dora, Sara ka treguar se vogëlushen e ka zënë gjumi shumë shpejt teksa këndonte Dhurata Dora.

Ajo ka postuar në story një foto të vogëlushes që fle gjumë, ndërsa në anën tjetër ndodhet Dhurata Dora që mesa duket i këndon vogëlushes për ta vënë në gjumë.

dhurata, sara

Link: https://www.instagram.com/sarahoxha/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CI3VEX1BvZY/https://www.instagram.com/p/CGiJpD_lIq5/