Home Aktualitet Ulen rastet ditore me COVID-19, ja situata në 24 orë
Ulen rastet ditore me COVID-19, ja situata në 24 orë
0

Ulen rastet ditore me COVID-19, ja situata në 24 orë

0
0

375 raste të reja me COVID-19 janë rregjistruar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë duke shënuar kështu një ulje të kurbës lidhur me rastet ditore.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e saj zyrtar ka njoftuar se 9 persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit midis moshës 38 deri në  86 vjeç.

Ndërkaq në të katërta spitalet në vend janë duke marrë shërbim spitalor 324 persona, 33 prej të cilëve në terapi intensive, ndërsa 9 të intubuar në gjendje më të rëndë.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të respektuar masat dhe protokollet e sigurisë me qëllim shmangien e përhapjes së virusit.

Link dhe Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/