Home ShowBiz U tha se u kap me kokainë, reagon Shpat Kasapi…
U tha se u kap me kokainë, reagon Shpat Kasapi…
0

U tha se u kap me kokainë, reagon Shpat Kasapi…

0
0

Një lajm se këngëtari i njohur Shpat Kasapi u kap me lëndë narkotike të llojit kokainë duket se ka bërë xhiron e rrjetit.

Sipas lajmeve, këngëtari është kapur rreth një muaj më parë, por lajmi është bërë publik vetëm së fundmi, ndërsa thuhet se ai është ndaluar në Maqedoninë e Veriut dhe se pritet të gjykohet në liri.

Këto lajme i kanë ardhur në vesh edhe këngëtarit i cili ka vendosur të publikoj një video në instagram ku tregon se aktualisht ndodhet në Tiranë duke përgënjeshtruar lajmin e arrestimit të tij.

“Në Tiranë për qejf, ju më nxorret që jam në burg. Ju përshëndes dhe familjerit për shpifjet, vazhdoni kështu”, shkruan ai në videon e postuar në instagram të cilën e shoqëron me disa emoji që qeshin lot, duke treguar kështu se e ka marrë me sportivitet këtë lajm.

Link: https://www.instagram.com/shpatkasapi85/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CDULvLhj9t1/