Almeda dhe Tolga, një prej çifteve më të dashura për publikun shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të dytë.
Ata u bënë prindër për herë të parë të një djali gati dy vite më parë dhe tashmë janë në pritje të një vajze.
Vogëlushi Efehan është rritur dhe është bërë një bukurosh i vërtetë dhe Almeda sapo na tregoi preferencat e tij në muzikë.
Kënga “Qengji i vogël”, është e preferuara e tij dhe modelja ka postuar një video në instagram ku ai i kërkon Almedës që të vendosë këtë këngë duke e interpretuar me zë, ndërsa më pas, pasi dëgjon tingujt e muzikës fillon të kërcejë i lumtur.
Më pas e merr telefonin e mamit në dorë dhe vazhdon të kërcejë i lumtur.
Link: https://www.instagram.com/almeda92/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJeMIwvFQ2e/