Home ShowBiz Pasi u largua nga “Love Story”, Silvana nxjerr zbuluar Saimirin, publikon mesazhet private me vajzat
Pasi u largua nga “Love Story”, Silvana nxjerr zbuluar Saimirin, publikon mesazhet private me vajzat
0

Pasi u largua nga “Love Story”, Silvana nxjerr zbuluar Saimirin, publikon mesazhet private me vajzat

0
0

Silvana Xhani është një prej vajzave që të hënën e parë nuk mori trëndafil nga Saimiri duke u eleminuar nga spektakli.

Në momentin që nuk ka marrë trëndafil ajo pati një debat me Saimirin të cilit i tha se ai i eleminon të gjitha vajzat me të cilat ka pasur debate sepse dëshiron femra që ti nënshtrohen.

Më pas ajo tha gjithashtu se Saimiri i ka ftuar vajzat në vilë, një koment ky që u diskutua gjatë emisionit të djeshëm ku Saimiri i mohoi deklaratat e Silvanës.

Në këto kushte ish konkurentja ka vendosur të bëjë publike bisedat me Saimir duke vërtetuar kështu se ai i ka ftuar vajzat në vilë.

Fillimisht ajo ka treguar se është shumë e lumtur që nuk është më pjesë e kësaj loje të shëmtuar, ndërsa e akuzoi Saimirin se është ai i pari që ka shkuar aty për show.

Ndërsa në mesazhet e publikuara, Saimiri në një moment kur është duke komunikuar me Silvanën i thotë të shkojnë tek vila të rinë me të, ndërsa ajo me humor i shkruan: “Na vret Vera”

Më pas ajo ka publikuar disa mesazhe që ai ka patur me dy vajza të tjera duke treguar kështu se nuk ka folur kot pa patur prova.

Ajo vijon më tej duke thënë se nuk i poston këto për asnjë lloj inati, por thjesht për të treguar se Saimiri është i pari që ka ardhur për shoë dhe që në momentin e parë që e ka marrë vesh këtë gjë ja ka komunikuar produksionit.

silvana

saimiri

silvanaa

Link: https://www.instagram.com/silvanaxhani/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIxvT9CB7MHSK5vwymWn6CMMi9Zcu3Tp5B8sCg0/https://www.instagram.com/p/CIwFFK6hKAo/