Ministria publikon të dhënat e fundit, ende shifra të larta me COVID-19
0
0
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në vend lidhur me COVID-19.
Nga 3668 testime të kryera në 24 orë, janë rregjistruar 697 raste të reja në të gjithë vendin ku numri më i lartë i rasteve ditore është shënuar si gjithmonë në kryeqytet.
Aktualisht në të katërta spitalet në vend po trajtohen 260 pacientë, 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.
Sipas të dhënave të Ministrisë fatkeqësisht 6 persona kanë ndërruar jetë, duke mos e fituar dot betejën me virusin.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit numrit të të shëruarve i janë shtuar edhe 433 persona të tjerë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 36,535 që prej fillimit të epidemisë.
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/