Home Aktualitet Trump-it i bllokohen pa afat rrjetet sociale, ja çfarë ndodh me të
Trump-it i bllokohen pa afat rrjetet sociale, ja çfarë ndodh me të
0

Trump-it i bllokohen pa afat rrjetet sociale, ja çfarë ndodh me të

0
0

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump nuk ka më akses në llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram për një kohë të pacaktuar.

Pas sulmeve të fundit në Kongresin Amerikan nga mbështetës të tij, u vendos që llogaritë e Trump të bllokohen të paktën deri sa Biden të vendoset përfundimisht në krye të vendit.

Dy ditë më parë mbështetësit e Trump mësynë në Capitol në Washington Dc gjatë momentit të konfirmimit formal të rezultatit të zgjedhjeve.

Turma hyri me dhunë në ndërtesën e parlamentit, ndërsa gjatë trazirave katër persona ndërruan jetë, përfshirë edhe një grua që u qëllua me armë zjarri.

Gjatë kësaj kohe Trump publikoi në rrjetet e tij sociale një video ku fliste kundër akteve të dhunës, por në të njëjtën kohë përsëriti edhe njëherë pretendimet për mashtrim dhe manipulim me zgjedhjet, ndërsa ju tha sulmuesve të parlamentit “Ju duam”.

Që nga ky moment Facebook dhe Instagram ka vendosur bllokimin e llogarive të tij për të paktën dy javët në vazhdim, duke garantuar kështu që dorëzimi i detyrës nga ana e Trump të jetë paqësore dhe konform normave të vendosura demokratike.

Link: https://www.heise.de/news/Nach-Angriff-aufs-Capitol-Facebook-sperrt-Trump-unbefristet-aus-5017312.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJd6NBTMZlE/