Home Aktualitet Boeing 737 Max, shmang procedimin penal, por gjobitet me shifrën marramendëse
Boeing 737 Max, shmang procedimin penal, por gjobitet me shifrën marramendëse
0

Boeing 737 Max, shmang procedimin penal, por gjobitet me shifrën marramendëse

0
0

Kompania Boeing 737 Max ka arritur të shmangë procedimin penal amerikan pas rrëzimit të dy avionëve, duke paguar një gjobë prej 200 milion eurosh.

Dy aksidentet e ndodhura njëri në tetor të 2018 dhe tjetri në mars të 2019 shkaktuan vdekjen e 346 personave dhe shkaku kryesor ishte në software-in e kontrollit MACS që rezultoi me defekt.

Kompania në fjalë nuk e kishte vënë në dijeni Administratën Federale të Aviacionit për ndryshimet e rëndësishme që kishte bërë dhe gjithashtu MACS nuk ishte permendur në manualin e pilotit.

Ndërkaq sipas një marrëveshjeje të fundit midis organit të akuzës dhe kompanisë në fjalë, procesi është vendosur të shtyhet dhe Boeing ka pranuar fajin duke paguar kështu një gjobë prej 243,65 milion dollar.

Gjithashtu kompania do të paguajë edhe 500 milion dollar për familjarët e viktimave.

Sipas kësaj marrëveshjeje prodhuesi i avionëve ka marrë përsipër gjithashtu që do të kompensojë linjat ajorore me një vlerë totale prej 1,77 billion dollarësh për faktin që nuk kanë mundur dot ta përdorin Boeing Max 737 për një kohë të gjatë më saktësisht që prej Marsit të 2019 kur ndodhi aksidenti i dytë ajror.

Ndërkaq është vendosur gjithashtu që nëse Boeing nuk do të ketë më akuza  për tre vitet në vijim, procesi penal ndaj komanisë në fjalë do të pezullohet përgjithmonë.

Link: https://www.heise.de/news/737-Max-Boeing-vermeidet-mit-Millionenzahlung-US-Strafprozess-5018195.html

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/X3NzuTBeF3I