Moderatorja Dojna Mema feston sot 29 vjetorin e lindjes.
Ajo ka marrë shumë urime nga miq e fansa të saj të cilët i urojnë moderatores qindra vite të lumtura.
Por një urim shumë i veçantë i ka ardhur nga partneri i saj, këngëtari Vlashent Sata.
Ai ka postuar në instagramin e tij një foto ku pozojnë së bashku, krahas së cilës shkruan fjalët më të bukura për të dashurën e zemrës.
“Dritë në sy e dritë në zemër! Paç vetëm gëzim ditëlindjeje, për çdo ditë, ashtu si je për mua! Gëzuar e vogla ime e madhe sa një botë”, shkruan ai krahas fotos.
Dojna i është përgjigjur urimit me një zemër ngjyrë lejla, ndërsa shohim se krahas postimit të shumtë janë ata që e kanë uruar moderatoren, ndërsa nuk kanë munguar as komplimentat për çiftin.
Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJyQyAwBbqh/